Tuneli i Llogarasë, Nard Ndoka ironizon Edi Ramën

Tuneli i Llogarasë, Nard Ndoka ironizon Edi Ramën

Kryeministri Edi Rama inauguroi të premten hapjen e tunelit të Llogarasë, ku nuk munguan foto dhe video të përgatitura nga zyra e propagandës për këtë ‘ngjarje të madhe’.
Një ditë më pas Rama ka publikuar një foto “pa mendje” nga bregu i detit, pa koment, por duke vendosur emojit e dallgëve të detit dhe diellit.

Mes 1100 komenteve, 99.99% lavdërime dhe urime ka tërhequr vëmendje ai që ka lënë kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka.

“Shoku Edi, futi një inaugurim tunelit kur të kthehesh, Dhërmi – Orikum si hyrje nga Saranda. Shkurton rrugën Sarandë – Milot 17 minuta..!” – thumbon Ndoka.
Burimi