
Trump: Nesër do të flas me Putinin për përfundimin e luftës, Kremlini
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nesër planifikon të bisedojë me homologun e tij rus, Vladimir Putin për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë, kanë raportuar mediat amerikane.
“Do të flas me presidentin Putin të martën. Ne punuam shumë gjatë fundjavës”, u tha Trump gazetarëve në ”Air Force One”, gjatë një fluturimi gjatë natës nga Florida në zonën e Uashingtonit.
“Ne duam të shohim nëse mund t’i japim fund kësaj lufte. Ndoshta ne mundemi, ndoshta nuk mundemi, por mendoj se kemi një shans shumë të mirë. Do të flasim”, theksoi ai.
“Ne do të flasim për termocentralet. Unë mendoj se ne kemi diskutuar tashmë shumë nga të dyja palët, Ukrainë dhe Rusi. Tashmë po flasim për të, duke ndarë disa pasuri”, tha Trump kur u pyet për koncesionet.
Kremlini konfirmon bisedimet Putin-Trump
Kremlini konfirmoi se një bisedë telefonike mes presidentit Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan Donald Trump është planifikuar për të martën.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se përgatitjet për bisedimet ishin duke u zhvilluar.
Kjo do të ishte telefonata e dytë zyrtare mes dy presidentëve që kur Trump u kthye në detyrë, pas bisedës së parë në shkurt.
Burimi