
Trump: Diskutim të mirë me Putin, ka një shans që luftës në Ukrainë t’i vijë fundi
Presidenti amerikan, Donald Trump e quajti takimin e së enjtes midis të dërguarit të posaçëm të SHBA Stiv Uitkof dhe presidentit rus Vladimir Putin “shumë të mirë dhe produktiv.”
“Ne patëm diskutime shumë të mira dhe produktive me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë dje dhe ka një shans shumë të mirë që kjo luftë e tmerrshme dhe e përgjakshme të marrë fund,” shkroi Trump në një postim në Truth Social.
Trump theksoi gjithashtu se mijëra trupa ukrainase janë të rrethuara nga forcat ruse, duke pretenduar se ai i ka kërkuar Putinit të kursejë jetën e tyre, teksa tha se vrasja e tyre do të ishte një “masakër të tmerrshme”.
Përpara takimit të tij me Witkoff të enjten, Putin vuri në pikëpyetje propozimin e ndërmjetësuar nga SHBA për një armëpushim në luftën e Ukrainës, duke paraqitur kushte të vështira dhe duke kërkuar lëshime nga Kievi pavarësisht se tha se mbështet një armëpushim në teori.
Burimi