Tragjedia në RMV, arrestohen tre kryetarë të komunës së Koçanit

Tragjedia në RMV, arrestohen tre kryetarë të komunës së Koçanit

Vazhdojnë arrestimet e personave të dyshuar në lidhje me zjarrin e madh në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 59 persona.
Pasditen e sotme policia ka arrestuar tre kryetarët e fundit të komunës së Koçanit:•Ratko Dimitrovski (VMRO-DPMNE)•Nikollçe Iliev (LSDM)•Lupço Papazov (VMRO-DPMNE), i cili dha dorëheqjen dy ditë më parë
Prokuroria Publike njoftoi se, në koordinim me policinë, po arrestohen persona të dyshuar për përfshirje në rastin e zjarrit. Operacioni do të vazhdojë gjatë natës, ndërsa më shumë informacion do të publikohet pas përfundimit të tij.
Burimi