Tjetër refuzim për komisionin “Xhafaj”, KLGJ: Të gatshëm për bashkëpunim, por jo pjesëmarrje. KLP ‘del nga rreshti’
KLGJ ka refuzuar të jetë pjesëmarrëse apo të përcaktojë ekspertë të saj në Komisionin anti-korrupsion që drejtohet nga socialisti Fatmir Xhafaj. KLGJ në një reagim të saj shprehet se është e gatshme për bashkëpunim, por jo për pjesëmarrje.
Në anën tjetër KLP, në një mbledhje informale, ka përcaktuar dy anëtarë të saj si përfaqësues në Komisionin e Posaçëm.
Në një njoftim zyrtar, KLP bën të ditur se në mbledhjen e 16 gushtit ëhstë është diskutuar për përfaqësimin e institucionit në këtë komision.
Në këtë kuadër, anëtarët e KLP-së, gjatë mbledhjes informale, kanë vendosur që të përfaqësohen me Arta Mandro, anetare jo prokurore dhe Vatë Staka, anëtar prokuror.
KLP është i vetmi nga institucionet e drejtësisë që ka pranuar të caktojë përfaqësues në Komisionin anti-Korrupsion. Deri më tani ky komision është refuzuar nga SPAK, Gjykata e Lartë, Kushtetuese, KLGJ, ILD dhe Prokuroria e Përgjithshme.
Burimi