Teliti: Treshja Rama-Veliaj-Balluku i ka shpallur luftë qytetarëve, koha t’i rrëzojmë
Dorjan Teliti gjatë fjalës së tij në protestën e zhvilluar përpara Bashkisë së Tiranës, ka deklaruar se opozitarët do të rrëzojnë regjimin e treshes Rama-Veliaj-Balluku.
Më tej ai ai ka shtuar se faji është i të gjithëve, pasi sipas tij, qytetarët duhet të ngrihen në protestë ndaj treshes që nuk kryejnë punë, por vetëm po inkriminojnë Shqipërinë.
“Këta mendonin se ne do frikësoheshim, do tërhiqeshim, do lodheshim.
E kanë gabim. Ua keni treguar ju me qëndresën tuaj se e kanë gabim.
Sot ne do të hedhim poshtë regjimin e treshes Rama-Veliaj-Balluku.
Kjo treshe i ka shpallur luftë Shqipërisë, i ka shpallur luftë qytetarëve të ndershëm, i ka shpallur luftë të rinjve, pensionistëve, shtresave në nevojë, pronarëve.
Nuk ka lënë pa i shpallur luftë dhe ka vetëm një aleat në krah: krimin e organizuar.
Tirana është kryeqyteti më i papastër në Europë dhe kjo shkakton kancer dhe sëmundje.
Pastrimi në Tiranë nuk kryhet, koshat e plehrave janë plot e përplot.
Faji është edhe tek neve, pasi kemi toleruar shumë. Çdo qytetar, çdo i ri, çdo pensionist, çdo familjar duhet të ngrihet sot, të ngrihet në protestën e mosbindjes civile me çdo mjet demokratik.
Mjaft më toleruam, mjaft më lejuam që kjo treshe të qëndrojë në krye të punëve, pasi punë nuk kryejnë, por vetëm po inkriminojnë Shqipërinë.
Ndaj kërkesat tona janë të qarta dhe të thjeshta: Erion Veliaj largohu, Edi Rama largohu, hapuni rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme,” tha Teliti.
Burimi