Teliti rendit arsyet e rrënimit të shëndetësisë në këto 11 vite: I qëllimshëm…
Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti, rendit disa nga arsyet e rrënimit të shëndetësisë në këto 11 vite dhe fton shqiptarët të protestojnë në 11 korrik për një Shqipëri normale.
Sipas Telitit, këto janë disa nga arsyet e rrënimit të shëndetësisë:
1. Gënjyen shqiptarët se do financonin çdo vit shëndetësinë me 5% të PBB-së, ndërkohë që financimi real është 2 herë më i ulët.
2. Shkatërruan buxhetin e shëndetësisë duke e fokusuar në faturat e kripura të PPP-ve klinteliste e korruptive. 50 milionë euro po paguhen vetëm gjatë këtij viti 2024.
3. Hoqën kufizimet për vendin e origjinës për ilaçet që importohen në Shqipëri, ilaçet me origjinë të dyshimtë dhe cilësi të ulët u dyndën në tregun vendas.
4. Spitalet në mungesë të theksuar të ilaçeve, ku pacienti shpeshherë detyrohet ti blejë ilaçet nga xhepi i tij. 60% e faturës shëndetësore mbulohet nga xhepi i qytetarit dhe vetëm 40% nga buxheti i shtetit e mbushur plot arka e tij me taksat tona.
5. Detyruan mjekët dhe infermierët të largoheshin me mijëra nga vendi, të trysnuar që nga ‘provimet’ e deri te pagat më të ulta në rajon, emigracioni ishte e vetmja zgjidhje për ta dhe fëmijët e tyre.
“Kjo nuk është shëndetësi falas jo…por shëndetësi ‘e falur’ vetëm ndaj një grushti njerëzish të lidhur fort ngushtë interesat me oborrin qeveritar.
Pa një shëndetësi të fortë, nuk mund të kemi një ekonomi dhe shoqëri të zhvilluar, përkundrazi.
Duhet ndryshim, ndaj të gjithë bashkë në 11 korrik të protestojmë për një Shqipëri normale.”– shkruan Teliti.
Burimi