Teliti: Po këta policë që sot e ruajnë Veliajn, nesër do i vendosin prangat
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti gjatë protestës së mbajtur sot para Bashkisë Tiranë, mbajti fjalën e tij.
Teliti u shpreh se Erion Veliaj një ditë më parë theu përsëri ligjin teksa bëri betimin e tij në taracën e bashkisë dhe jo në sallën e Këshillit Bashkiak, teksa shtoi se drejtësia nuk do vonojë dhe shumë shpejt, Veliaj do marrë dënimin që meriton.
Një ditë më parë, mblidhej Këshilli Bashkiak për herë të parë, pas 4 vitesh mungesë të opozitës, vjen dhe kryetari i bashkisë për të bërë betimin e tij.
Që ditën e parë ai shkeli ligjin duke mos e bërë betimin ashtu siç e sanksionon ligji në sallë këshilli… por hypi në tarracë.
Atje në tarracë siç hypi për të bërë betimin, nga aty le ta zbresim për ta çuar para organeve të drejtësisë.
Drejtësia që po vonon dhe harron të vejë para përgjegjësisë hajdutet e vërtetë, bashkëpronarët e vërtetë.
Dhe bashkëfajtorët e aferës së inceneratorit.
Nuk do vonojë dita që drejtësia do bëhet, dhe këta policë që sot e ruajnë do jenë po këta që do i vendosin prangat.
Burimi