“Të  erdha i fundit, babë”, Hashim Thaçi lë mesazhin prekës tek varri i babait

“Të erdha i fundit, babë”, Hashim Thaçi lë mesazhin prekës tek varri i babait

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u kthye këtë të premte nga Haga në Kosovë për të vizituar varrin e babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë.
Leja për këtë vizitë u dha nga autoritetet në Hagë, pas kërkesës së Thaçit.
I shoqëruar nga forcat e sigurisë së EULEX, Thaçi vendosi lule mbi varrin e të atit dhe la një mesazh prekës mbi kurorën:
“Te varri yt erdha i fundit, babë! Para meje erdhën mijëra qytetarë! Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falënderoj të gjithë.Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”

Thaçi nuk pati mundësinë të merrte pjesë në varrimin e të atit, por më herët, në 13 mars 2025, kishte qenë i lejuar ta vizitonte atë në spitalin e Prishtinës.

 
Burimi