
Takimi i Kryeministrit me mjekët, Alimehmeti: U bë gjyq publik, nuk pranon kolapsin e sistemit!
Në emisionin “Open” në News24 është trajtuar skandali te Onkologjiku në QSUNT dhe deklaratat e Kryeministrit Edi Rama në takimin e zhvilluar me shefat e klinikave, mjekët dhe infermierët e këtij spitali.
Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti duke komentuar qëndrimin e Kreut të Qeverisë, tha se ai vijon me të njëjtin qëndrim, duke ia hedhur fajin të tjerëve.
Alimehmeti tha se Edi Rama premtonte në 2013-ën shëndetësinë falas, ndërsa sot na rezulton se 60% e shërbimeve paguhen nga xhepat e qytetarëve.
“Edi Rama nuk shikon raportet e KLSH që nxjerrin abuzimet, nuk pranon kolapsin e sistemit që donte të ndërtonte falas, dhe kapet me episodet e caktuara duke ia hedhur përgjegjësinë të tjerëve. Do e kisha përgëzuar Edi Ramën sikur ti kishte mbledhur mjekët dhe tu kërkonte bashkëpunim, që të kërkonte zgjidhjen e problemeve, por çfarë bëri, i bëri gjyqin”, tha Alimehmeti.
Burimi