Tabaku-Koçiut: Ju jeni llumi, ne s’kemi frikë të zgjohemi në mëngjes se mos na vënë prangat

Tabaku-Koçiut: Ju jeni llumi, ne s’kemi frikë të zgjohemi në mëngjes se mos na vënë prangat

Deputetja demokrate Jorida Tabaku iu drejtua sot ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu, duke i thënë se është e pranueshme që të bëhet politikë me jetët e njerëzve në lidhje me atë që ndodhi tek Onkologjiku.
Ajo tha se është e padrejtë të kërkohet që opozita të mbajë përgjegjësi në lidhje me diçka që ka ndodhur nën mandatin e kësaj qeverie.
Tabaku: Unë asnjëherë nuk jam ndjerë përballë fyerjeve që ministrja bëri. Unë të ndjej turp e të skuqem për dikë që ka humbur jetën për një faj të zonjës ministre? Ne të kemi përgjegjësi për një problem që ka pasur ajo në vendimmarrjen e saj politike ose ligjore?
Ne jemi llumi kur si pjesë e vendimmarrjes saj janë duke humbur njerëzit jetën? Të njëjtën përballje kam pasur edhe me Ilir Beqajn në fakt, me Arben Ahmetajn, janë llumi, janë atje. Ai që ishte ulur atje ka shkuar sot përpara SPAK-ut, ky është llumi, jo ne që ngremë gishtin e tregojmë përgjegjësinë.
Të bësh politikë me jetë njerëzish kur ti ke vetë përgjegjësinë tënde politike si drejtuese, do të kisha pranuar të vinit sot këtu dhe të flisnit për përgjegjësitë dge çfarë mund të ndryshojmë, çfarë kontributi të japë opozita. Por të sulmosh kolegët për diçka që ka shkuar keq në mandatin tuaj si ministre më duket e papranueshme.
Të mbajmë ne përgjegjësi për atë që ka ndodhur tek Onkologjiku nën drejtimin tuaj? E kupton çfarë po flet. Kam pasur të njëjtin debat me 10 veta njësoj si sot me ju. Me 10 veta që sot janë para drejtësisë dhe mbajnë përgjegjësi.
Më tha Ahmetaj ‘kujdes se bota rrotullohet’ Rrotullohet, ai është atje unë jam sot këtu, asnjë nga ne nuk ka frikë se mos zgjohet në mëngjes e arreston SPAK dhe mos shkon me hekura në duar para drejtësisë. Të gjithë ju keni frikë sot duke nisur nga ato që hedhin akuza ndaj opozitës.
 
 
Burimi