Surprizë në minutën e fundit, Italia rrëmben një pikë dhe eliminon Kroacinë
Italia ka arritur të barazojë në minutën e fundit përballë Kroacisë në Leipzig, duke mbyllur kështu Grupin B.
Sfida nisi mirë për të dyja skuadrat, por golat e vetëm erdhën në pjesën e dytë. Luka Modric kaloi në avantazh kroatët në minutën e 55’, ndërsa barazimi erdhi nga Zaccagni në minutën e 90+8’ të takimit.
Kështu Italia e mbyll grupin në vendin e dytë me katër pikë, ndërsa Kroacia në vendin e tretë me dy pikë, duke i dhënë fund ëndrrës së saj europiane.
EZULTATI:
KROACI 1-1 ITALI
Modric 55′ / Zaccagni 90+8′
90+9′ Mbyllet sfida në barazim 1-1!
90+8′ GOOOL ITALIA 1-1/ Zaccagni godet bukur brenda zonës, me topin që përfundon në rrjetë.
https://dubz.co/v/a5bf4e
55′ GOOOL KROACIA 1-0/ Modric gjen topin në zonë dhe e shtyn drejt rrjetës.
https://dubz.co/v/df0c32
54′ Modric godet nga 11-metërshi, por ndalet nga Donnarumma.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+1′ Mbyllet pjesa e parë e takimit!
27′ Bastoni godet me kokë, por Livakovic reagon siç duhet për të shpëtuar portën.
5′ Susic tenton me një gjuajtje nga distamca, por Donnarumma i mohon golin.
FORMACIONET ZYRTARE:
gijotina.com/
Burimi