Sulmi me thikë ndaj futbollistit Nigerian në Vlorë, reagon Klubi i Flamurtarit

Sulmi me thikë ndaj futbollistit Nigerian në Vlorë, reagon Klubi i Flamurtarit

Klubi i Futbollit Flamurtari ka reaguar lidhur me lajmin e bërë publik ditën e djeshme nga Policia, se futbollisti nigerian i Flamurtarit, Sadiq Antanda, është plagosur lehtë me thikë gjatë një konflikti.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Klubi bën të ditur se futbollisti nuk ka asnjë dëmtim dhe agresori ka qenë një person me probleme të shëndetit mendor.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e quajtur ‘Kali i Trojës’ në qytet dhe ishte vetë 31-vjeçari që u paraqit në Komisariat për të bërë kallëzim penal për rastin.
Policia njoftoi ditën e djeshme se ka identifikuar autorin e dyshuar të sulmit, shtetasi D.B, 21-vjeç dhe po punon për kapjen e tij.
“Lidhur me lajmin e publikuan ne media mbi sulmin kunder futbollistit tone Sodiq Atanda, kerkojme te saktesojme se futbollisti nuk ka asnje demtim. Fatmireshisht eshte nje  ngjarje e mbyllur pa asnje demtim fizik dhe futbollisti gezon shendet te plote. Agresori eshte nje person me probleme te shendetit mendor”, njoftoi klubi i Flamurtarit.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente