
Sula u bashkua me koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”, Berisha: Nuk bëri zgjedhjen e duhur
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mbajti këtë të enjte një konferencë me mediat ku ka komentuar listat e kandidatëve për deputet.
Berisha tha ndër të tjerat se ai mendon se “lufta” për të rrëzuar qeverinë nuk mund të bëhet me opozitën e opozitës, por vetëm me opozitën e vërtet të mazhorancës e cila sipas tij është vetëm koalicioni “Shqipëria Madhështore”.
I pyetur se si e shikon kandidimin e Dashnor Sulës në listën e “Nisma Shqipëria Bëhet”, pasi PD e la jashtë listës së koalicionit, Berisha tha se është zgjedhja e tij, por e cilësoi hap të gabuar bashkimin me atë që ai e cilësoi si “patericë e Edi Ramës”.
“Mbrojtja e kryeministrit është puthja e judës për Dash Sulën, i cili ka karrierën e tij, por mendoj e hapi që bëri duke u rreshtuar me opozitën e opozitës, pra me një patericë të Edi Ramës, nuk është zgjidhja e duhur. Kështu e gjykoj unë, por mendoj se zgjedhja është liria e secilit”,-tha Berisha.
Më herët gjatë ditës, Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula foli me tone të ashpra nga foltorja e Kuvendit ku ju drejtua kolegëve të tij të djathtë, duke i kujtuar votimin e kodit zgjedhore në bashkëpunim me mazhorancën, të cilin ishte i vetmi që s’e votoi.
Sula u shpreh se nuk do ta mbyllë gojën përballë asnjë padrejtësie gjë që nuk e ka bërë asnjëherë deri tani duke u shprehu haptazi në mbështetej të SPAK gjë të për të cilën sipas tij u ndëshkua.
“Të nderuar kolegë të djathtë që në korrik të vitit të kaluar votuar qorrazi për kodin zgjedhor, votova i vetmi kundër dhe sot kam marrë ndëshkimi se jam skapist dhe s’i nënshtrohem vullnetit të askujt. Keni vetëm 1 rrugë; të më merrni jetën që të mbyll gojën. Jam krenar që i jam bashkua atyre djemeve të rinj të Shqipëria bëhet, e falenderoj përzemërsisht Adriatik Lapajn që më kërkuan të kandidoj bashkë me ta për shkak të qëndrimeve të mia parimore”, tha Sula, i cili gjithashtu postoi edhe një qëndrim në “FB”, pasi iu bashkua listave për deputetë të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.
Burimi