Sula: Me censusin duan të vjedhin zgjedhjet, këta ta marrin edhe votën nga dora
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ka komentuar sot mbi regjistrimin e fundit të popullsisë dhe banesave, censusin, rezultatet e të cilit u shpallën me nëntë muaj vonesë nga qeveria.
Sula u ndal në veçanti se çfarë ndikimi pritet të kenë të dhënat e censusit të fundit për zgjedhjet e vitit 2025, në një kohë kur KQZ në regjistrat e vet ka mbi dyfishin e numrit të popullatës, 4.2 milionë njerëz.
“Kjo është e thjeshtë dhe pikërisht për këtë qëllim është gjëja kryesore. Gjithçka, Rama dhe kjo qeveri, e materializon tek vota, tek zgjedhjet. Duhet të jemi të qartë. Në diskutimin shumë miqësor me kolegët e Kosovës, që na pyesnin ‘pse ndodh kjo në Shqipëri’, edhe ata, vëllezërit tanë nuk e kuptonin pse jemi në këtë gjendje, pse vazhdojmë në këtë rrugë.
U thashë, vetëm me dy fjalë, se dy gjëra ka bazë një sistem demokratik, një shtet ligjor: pronën dhe votën! Jemi i vetmi vend në Evropë dhe gati në të gjithë botën që kemi Komision të Kthimit të Pronave pas 34 vitesh e vazhdojmë!
E dyta, vota, që do të thotë se kur ti humb votën, humb shpirtin! Dhe tani këta vazhdojnë që për të justifikuar manipulimin që do të ndodhë në zgjedhjet e 2025, do të duhet që ne ‘i kemi’ këto numra! Është e thjeshtë kjo. Kush s’e kupton këtë, është budalla pastaj. Kushdo qoftë ai. Kushdo qoftë!
Këtu del detyrë e opozitës që opozita do të duhet që në mënyrë absolute, me çdo lagje, me çdo rrugicë, në çdo fshat, në çdo qytet, duhet t’i identifikojë, sepse është shumë e thjeshtë për t’i identifikuar. Sepse të më thuash ti mua për Peqinin e për Belshin i di në 12 të natës sa banorë ka, me emra. Dihen sa janë.
Pra, nëse ne do të bëjmë këtë që t’i identifikojmë të gjithë dhe që t’i denoncojmë (kjo punë do një kohë, sepse nuk është proces i shkurtër) po të paktën për tre-katër muaj deri në fund të vitit, që t’i thuash: kaq janë! Le të luajë me numrat e Tiranës, por me rrethet e të gjitha qarqet e tjera pastaj nuk do të luhet dot.
Ky është qëllimi kryesor, që të manipulohen zgjedhjet e vitit 2025, se duke pasur parasysh që emigrantët janë andej, duke pasur parasysh që këta do të tentojnë që të futet vota e emigrantëve (që do të duhej të futej pa diskutim) do të bëjnë shifra që.. do të ndërhyjnë. Unë nuk jam specialist i IT, por unë e shoh me shumë rrezik të madh, shumë të madh. Kur ndodh në Amerikë, që futën duart në zgjedhje, ki parasysh që …
Le të klikojë kush të dojë, e sfidoj. Javën e kaluar që të hyje tek e-Albania nuk bëje dot asnjë lloj veprimi. Pse?! Sipas zërave, fjalëve, austriaku që i ka pasur, i ka marrë, ‘ka ulur siguresën’ dhe këta duan të bëjnë tendera të tjera tani se kush do ta marrë …Është kryer kjo punë dhe unë po them që edhe kur thuhet pastaj votimi elektronik, numërimi elektronik…
Mirë mo mirë është, jam dakord, por këtu po s’e pe para syve, ta mbash fort letrën, këta ta marrin nga dora, edhe letrën, edhe votën!”, u shpreh deputeti demokrat.
Burimi