Sula i përvishet Nikollës: Në vend që të jepni llogari për ministrat hajdutë, ju na fyeni

Sula i përvishet Nikollës: Në vend që të jepni llogari për ministrat hajdutë, ju na fyeni

Pesë minuta pushim ka kërkuar kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla pasi deputetët e PD kishin rrethuar foltoren dhe nuk pranonin të uleshin në vendet e tyre për të vijuar një seancë në kushte normale.
Ata kanë kërkuar një interpelancë me Edi Ramën, gjë që është rrëzuar, vendim ky që ka sjellë më pas dhe reagimin e kreut të grupit të PD-së Gazmend Bardhi. Më pas, mes tij dhe deputetëve socialiste ka patur edhe debate të ashpra, ku nuk kanë munguar edhe banalitetet. Pas kësaj situate, që ka detyruar kryeparlamentaren Nikolla që të mbyllë seancën ka reaguar edhe deputeti i PD-së, Dashnor Sula. Ai kërkoi që të respektoheshin procedurat parlamentare.
Ai tha se nuk mund të respektonte një pjesë të politikanëve që sipas tij janë të arrestuar, siç është dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Pjesë nga diskutimi:
Dashnor Sula: Kërkoj urgjentisht nga ju si kryetare e Kuvendit të respektoni Rregulloren për fyerjen me fjalë të ndyra që një deputet socialist i bëri zotit Bardhi.
Nikolla: Të gjithë ju e dëgjuar fyerjen që zoti Bardhi bëri, mori tërheqje vëmendje
Sula: E drejtë e çdo deputeti të bëjë politikë por jo të fyejë njeri. Kam që në 2005 në Kuvend nuk kam bërë asnjëherë një fyerje personale, ndërsa nga mazhoranca është bërë e modës. Ç’po themi më shumë nga sa po bëhet sot? Sot do të ishte dita që të gjithë deputetët e mazhorancës, i respektoj disa prej tyre që nuk janë të korruptuar, Sot keni një ish ministër, priten edhe ish ministër tjetër e ish kryetar bashkisë sërish në pranga. Në vend ët jepni llogari ofendoni deputetët e opozitës.
 
 
Burimi