Sula i kthehet Shalsit: Më mirë grup rebel se sa një grup kriminal si ju
Deputeti demokrat Dashnor Sula, në përgjigje të deklaratës së Eduart Shalsit, deklaroi se është më mirë të jesh një grup rebel, se sa një grup me nuanca të një grupi të strukturuar kriminal, referuar grupit të PS.
Sula i ka bërë thirrje kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla që në tre mujorin e parë të vitit të ardhshëm, të ketë përfunduar raportimi i institucioneve të pavarura në Kuvend dhe të jetë miratuar rezoluta për secilën prej tyre, duke pasur parasysh që 2025 është edhe një vit zgjedhor.
“Kolegu, i cili na përmendi që nuk di a jemi grup apo jo, më mirë them të jemi grup normal apo rebel se sa një grup me nuanca të një grupi të strukturuar kriminal.
Edhe seanca e sotme si dy të tjerat para saj, ka tendencë të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit. Kemi 25 institucione të pavarura që raportojnë në Parlament.
Të paktën të kemi parasysh për vitin tjetër, që është vit zgjedhor, nëse do trajtohet Kuvendi si një ndërmarrje e do vijojë praktika që në korrik të viti tjetër të raportojnë në Kuvend, ngelet që institucionet e pavarura të jenë pa raportuar dhe pa rezoluta.
Tremujori i parë i 2025 këto institucione të raportojnë e t’u miratohet rezoluta”, tha ai.
Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Ka qenë kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i cili ka kërkuar raportim në Kuvend të kreut të KLSH.
Për këtë reagoi edhe deputeti Eduart Shalsi, i cili nuk i kurseu as ironitë me Gazment Bardhin.
“Nuk përbën asnjë habi as për mua as për kolegët tanë qëndrimet e hallakatura të kolegëve të opozitës, se s’mund t’u thuash as grup”, tha ndër të tjera Shalsi.
Burimi