Studimi: Vaksinimi me sprej nazal kundër Covid, i suksesshëm
Sipas një studimi, vaksinimi me sprej nazal kundër koronavirusit, e prodhuar në Berlin, ka rezultuar më i suksesshëm se vaksinat mëparshme, pas testimit te kafshët.
“Përbërësi që përmban koronaviruse të holluar u testua te kafshët në orare të ndryshme nga një ekip i udhëhequr nga “Geraldine Nouailles” ne Spitalin Universitar Charité”, thuhet në revistën “Nature Microbiology”.
Hulumtimi është ende në fazat e tij të hershme pasi nuk është testuar ende tek njerëzit.
Bashkëautori, Emanuel Wyler nga Qendra Max Delbrück (MDC) tha sot se është e paqartë se sa zgjat mbrojtja e vaksinës përtej kornizës së eksperimentit.
Studimi tregoi se vaksinimi me sprej nazal ndihmoi në një imunitet më të fortë.
“Efekti vlerësohet në bazë të ashpërsisë së sëmundjes tek kafshët”, tha Wyler.
Faktorë të tjerë si riprodhimi i virusit, stimulimi i kujtesës imune dhe përqendrimi i antitrupave në mukozën u testuan, gjithashtu.
Autorët nga “Charité”, Universiteti i Lirë i Berlinit (FU) dhe MDC paraqitën një version që nuk ishte shqyrtuar ende nga ekspertë të jashtëm, si studim paraprak në vitin 2022.
Kompania po vazhdon studimin e vaksinës dhe po përgatitet për një provë klinike të fazës 1 te njerëzit.
Burimi