Studimi – Çfarë ndodh nëse hani ngadalë?

Studimi – Çfarë ndodh nëse hani ngadalë?

Instituti Max Planck për Zhvillimin Njerëzor ka publikuar një studim i cili tregon se të ngrënit ngadalë nxit dëshirën për të ngrënë më shumë fruta dhe perime.
Vaktet më të gjata se 10 minuta, sipas studimit, ndihmojnë dhe fëmijët të konsumojnë më shumë jeshillëqe.
Ekipi testoi ndikimin e gjatësisë së vaktit në ushqimin duke përfshirë 50 çifte prind-fëmijë. Të gjitha çiftet u vëzhguan në kontekstin e dy vakteve që ishin identike në të gjitha, përveç kohëzgjatjes.
Në vaktin e parë, shoqëruesit njoftuan se do të pastronin tryezën pas një kohe të barabartë me kohëzgjatjen tipike të vakteve të tyre në shtëpi (mesatarisht, rreth 20 minuta). Në të dytën, koha u rrit me 50% (afërsisht 10 minuta shtesë).
Kur kishte më shumë kohë në dispozicion, fëmijët hanë më shumë fruta pa rritur konsumin e ushqimeve të tjera; për më tepër, ata hanin më ngadalë dhe raportuan një ndjenjë më të madhe të ngopjes në fund të vaktit.
Burimi