Studim për rakinë! Përmban bakër, plumb,  të dëmshme për shëndetin!

Studim për rakinë! Përmban bakër, plumb, të dëmshme për shëndetin!

Tashmë dhe për rakinë shqiptare është realizuar një studim. Media prestigjoze shkencore “Heliyon” zbulon se brenda pijes tradicionale dhe shumë të vjetër shqiptare, ka në masë të madhe metale të rënda të cilat janë të dëmshme për shëndetin.
Studimi u bazua në 30 monstra rakie shqiptare të prodhuar nga Jugu dhe Veriu i Shqipërisë. Po ashtu u zbulua se plumbi është i pranishëm në 60% të mostrave prej të cilave 33% kishin një përqendrim mbi limitin e lejuar.
Ndër të tjera në raki u gjend dhe prania e metaleve si alumin, bakri, hekuri, mangani, plumbi dhe zinku. Ndërsa në 63.3% te rasteve kishte përqendrim të etanolit në masën 40%, prania e plumbit dhe bakrit tejkaluan vlerën e tyre kufi prej 2.0 dhe 0.2 mg për litër deri në 90% të mostrave të marra, aq sa paraqesin rrezik potencial për shëndetin publik. Studimi është një alarm për instancat e shëndetit publik për rrezikun që sjell konsumimi i rakinë në Shqipëri.
Burimi