Sterilizimi/ Ish-zv.ministri do të lërë nesër qelinë për të dëshmuar në Komisionin Hetimor

Sterilizimi/ Ish-zv.ministri do të lërë nesër qelinë për të dëshmuar në Komisionin Hetimor

Klodiaj Rjepaj, ish-zv.ministri i Shëndetësisë, i cili qëndron në paraburgim prej gushtit të vitit 2023 do të dëshmojë nesër në Komisionin Hetimor Parlamentar për “Sterilizimin”.
Burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve thanë se Rjepajt i është miratuar leje e posaçme për të lënë qelinë përkohësisht dhe shkuar në Kuvend, ku do të shoqërohet nga autoritete policore të burgjeve.
Miratimin për të shkuar në Kuvend si dëshmitar ka marrë edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, po ashtu i paraburgosur për llogari të hetimit të SPAK për “Sterilizimin”.
Po ashtu, do merren në pyetje edhe dy prej anëtarëve të komisionit që shpalli fituesin e koncesionit, Marsela Serjani dhe Petro Mersini. Të dy janë në masë detyrim paraqitjeje.
Ndërkohë, më 3 tetor është parashikuar që të merret në pyetje edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili po ashtu ndodhet në burg,
Burimi