Spiropali mbyll punimet në Kuvend pas rreth 15 minutash, Noka: Nuk ka kompromis…

Spiropali mbyll punimet në Kuvend pas rreth 15 minutash, Noka: Nuk ka kompromis…

Elisa Spiropali ka mbyllur seancën e sotme plenare pas kaosit të shkaktuar, pak minuta pasi nisi, duke kthyer në kujtesë seancat “blic” të pak kohëve më parë, kur PD sërish bllokonte foltoret dhe i vinte zjarrin kartonëve.
Deputeti i PD ka treguar [ara Kuvendit se çfarë do të ndodhë më pas.
Flamur Noka: Prej 3 vitesh i kanë vënë flakën demokracisë në Shqipëri. Edi Rama ka 3 vjet që i ka hapur luftë opozitës. Arrestoi Berishën, burgosi Belerin, burgosi Salianjin. Ne jemi të vendosur të mos ndalojmë, Edi Rama nuk mund të likuidojë opozitën, opozita sot është në ballë të aksionit. Çdo të hënë dhe çdo të enjte do të jetë kjo situatë. Nuk do kemi kompromis me mafien dhe krimin, ne jemi në betejë. Zgjidhja është qeveria teknike. Rama kërcënon me burg këdo që denoncon lidhjet e maxhorancës me krimin. Edi Rama po vepron në mënyrë hakmarrëse. Ata që qeverisin sot janë të denjë për të vjedhur dhe qeverisur bandat e organizuar. Shqipëria nuk i meriton. Ne do i dalim Zot demokracisë. Nuk ka kompromis me mafien dhe krimin e organizuar që është në parlament. Ne jemi në betejë, pa qeveri teknike, me narko-qeveri, Shqipëria nuk ka paqe.
gijotina.com/
Burimi