Spaho i ‘shqetësuar’ për Spiropalin: Mos ju kanë rrahur? Të dalim në krah nëse…
Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka shprehur shqetësimin e tij mbi qëndrimet e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila disa herë i është kthyer me tone të ashpra deputetëve të opozitës, të cilëve edhe u ka mbyllur mikrofonin.
Spaho shprehu shqetësimin se Spiropali dukej “shumë e egër” dhe madje i merakosur tha se “dukek sikur ju kanë rrahur”, duke e pyetur nëse kishte ndodhur ndonjë ngjarje që kishte ndikuar në ndryshimin e saj.
“Zonja kryetare, vë re një ndryshim shumë të madh të qëndrimit tuaj, i cili shprehet në fjalor, madje dhe në fytyrë jeni shumë e egër, duket sikur ju kanë rrahur. Ka ndodhur ndonjë gjë? Sepse neve jemi deputet dhe ju kemi juve kryetaren tonë, dhe duhet të të dalim në krah nëse ju ka ndodhur gjë,” – tha Spaho.
Në reagimin e saj, Spiropali u përgjigj duke qeshur, ndërsa i tha demokratit: “As sqima juaj estetike nuk është për procedurë, ju lutem mbyllini mikrofonin, vijojmë me të tjerët”.
Burimi