Skandali te Onkologjiku, reagon Koçiu: Ndëshkim maksimal për ata që e konsiderojnë jetën e njeriut si mall tregu
Pas skandalit që u zbulua në spitalin Onkologjik, ku mjekë dhe staf i këtij spitali në bashkëpunim, u zhvasnin para pacientëve të sëmurë me kancer dhe nuk u ofronin shërbime duke i dërguar në klinikën private të mjekut Edmond Gashi, ministria e Shëndetësisë do të nisë një hetim administrativ. Kështu bëri me dije ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu.
‘Po risjell reagimin për spitalin Onkologjik, dua ta theksoj që korrupsioni është vija e kuqe ndarëse mes interesit publik të një qytetarët. Ne kemi nisur një hetim administrativ krahas hetimit që ka filluar prokuroria. Të ndëshkojë të gjithë ata që kanë kryer proceduar që cenojnë figurën e mjekut dhe infermierit. Hetimi administrativ që ne kemi nisur së bashku do të jetë një hetim që do të diskutojë shumë aspekte të punës në këtë shërbim. Është e patolerueshme që mjeku ta konsiderojë jetën njerëzore si një mall në tregun e shumicës.
Do të iniciojmë ndryshime ligjore për të bërë amendime në ligjin për urdhrin e mjekut për të vendosur dhe aty sanksione të forta që ndëshkojnë këdo që e rajon jetën njerëzore si mal shumice në tregun e lirë. Duhet të jenë thelbi i punës së çdo profesionisti. Hetimi do të bëjë të mundur edhe një ridemensionim të sistemit të Onkologjikut.’- u shpreh Koçiu.
Burimi