Silvinjo e la në stol gjatë EURO 2024, Beshiktash bën gati ofertën për mbrojtësin

Silvinjo e la në stol gjatë EURO 2024, Beshiktash bën gati ofertën për mbrojtësin

“Sky Sport” bën të ditur se trajneri i ri, Xhovani Van Bronkhorst, ka piketuar futbollistin shqiptar Ardian Ismajli si një përforcim të rëndësishëm për prapavijën. Përfaqësuesit e Beshiktashit do të nisin në ditët e ardhshme bisedimet konkrete me klubin italian për transferimin e tij.
Paraqitjet e Ismajlit me klubin e tij kanë mjaftuar për të tërhequr vëmendjen e klubeve të njohura dhe për të sjellë oferta të rëndësishme për lojtarin i cili është nën kontratë me Empolin. Mediat italiane bëjnë të ditur se klubi i Beshiktashit është vënë në garë për të siguruar shërbimet e Ismajlit këtë verë.
Ardian Ismajli shpresonte të ishte protagonist në Euro 2024 me fanellën e Shqipërisë, ashtu sicc kishte qenë gjatë të gjithë eliminatoreve. Por trajneri Silvinjo preferoi para tij Arlind Ajetin, duke lënë në të gjitha ndeshjet në stol qendërmbrojtësin kuqezi.
gijotina.com/
Burimi