Si kafeja mund të ndihmojë në jetën tuaj seksuale
Si mund të kontribuojë kafeja në performancën dhe kënaqësinë tuaj në shtrat? Lexoni më poshtë pesë mënyra, të pranuara nga shkenca.
Kafeja rrit epshin femëror
Në një studim të vitit 2010 nga Universiteti i Teksasit, u zbulua se konsumimi i produkteve me kafeinë rrit rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut, duke lehtësuar kështu stimulimin gjenital.
Kafeja redukton disfunksionin erektil
Sipas hulumtimit nga Qendra Shëndetësore në Hjuston, kafeina redukton incidencën e mosfunksionimit erektil, veçanërisht pas konsumimit të dy filxhanëve në ditë. Në fakt, përtej këtij reduktimi, duket se një filxhan kafe rrit nivelin e testosteronit.
Kafeja përmirëson performancën atletike
Hulumtimi i kryer në vitin 2017 nga Universiteti i São Paulo arriti në përfundimin se kafeina rriti performancën atletike të çiklistët, krahasuar me ata që pinin vetëm ujë. Efekti stimulues i kësaj substance në sistemin nervor mund të zvogëlojë lodhjen dhe të përmirësojë mprehtësinë mendore dhe përqendrimin. Me pak fjalë, ata që pinë kafe qëndrojnë zgjuar dhe me energji për më gjatë.
Kafeja redukton stresin
Kur ndihemi të stresuar është e vështirë të performojmë në shumicën e aktiviteteve tona. E lëre më seksin, që kërkon edhe përqendrim. Kafeja mund të jetë një opsion efektiv për reduktimin e stresit. Ka indikacione të forta se konsumimi i kafeinës ka një efekt negativ në stresin kronik dhe ndihmon në reduktimin e tij. Në fakt, një studim i vitit 2015 tregoi se mund të ketë një lidhje midis konsumit të kafeinës dhe depresionit.
Konsumatorët e kafesë qëndrojnë “me energji” për më gjatë
Nuk ka asgjë më të mirë se një dashnor që mund të punojë po aq mirë pas disa paraprake. Hulumtimi i publikuar në 2014 në Journal of Nutrition zbuloi se kafeina përmirëson funksionin e trurit, kujtesën dhe përqendrimin. Prandaj, kafeina mund ta mbajë trurin vigjilent, të rrisë kohën e reagimit, por edhe qëndrueshmërinë.
Sigurisht, pirja e kafesë nuk është mënyra e vetme apo më e përshtatshme për të duruar apo shijuar më shumë seksin. Sipas ekspertit, “Seksi është një proces që nis nga ne. Ajo që na bën të mirë në shtrat në moshën 20 nuk do të thotë se do të na bëjë të mirë në të 40-at. Çelësi është të përshtatemi, të komunikojmë, të dëshirojmë të provojmë gjëra të reja dhe mbi të gjitha, mos harroni të kërkoni pëlqimin e partnerit tuaj.
Burimi