Shumë më ndryshe nga sot! Ja si dukej Bebe Rexha disa vite më parë

Shumë më ndryshe nga sot! Ja si dukej Bebe Rexha disa vite më parë

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram një video të publikuar nga faqja e njohur Fuse TV. Videoja daton nga fillimet e karrierës së saj dhe e tregon Rexhën në një pamje krejtësisht të ndryshme nga ajo që njohim sot.
Në këtë video, Bebe Rexha shkëlqen me flokët e saj të zeza dhe një trup shumë më të dobët se sa ajo që ka sot. Interpretuesja e hitit “Me, Myself and I” shfaqet me një energji rinore dhe një vendosmëri të pashoqe për të arritur suksesin në botën e muzikës.
Gjatë videos, ajo dëgjohet duke thënë: “Mendoj se mënyra e vetme se si mund të ndihmoj njerëzit është realisht të jem një super yll”.
Fansat e saj janë mahnitur nga kjo kujtesë e së kaluarës dhe kanë shprehur mbështetjen dhe admirimin e tyre për këngëtaren.
Ndërkohë që kohët kanë ndryshuar, një gjë ka mbetur e njëjtë: dëshira e saj e pashoqe për të bërë një ndikim pozitiv në botë përmes muzikës së saj dhe për të qenë një shembull frymëzues për të rinjtë anembanë globit.
Burimi