Shqipëri-Spanjë, pjesa e parë 0-1, Raya i mohon supergolin Asllanit

Shqipëri-Spanjë, pjesa e parë 0-1, Raya i mohon supergolin Asllanit

Shqipëria përballet me Spanjën, në një ndeshje ku kuqezinjtë mund të shkruajnë historinë. Përveç vendit të parë, gjithçka tjetër, është e hapur në Grupin B të Europianit.
Një fitore sot, do e afronte Shqipërinë me kualifikimin për në fazën e 1/16-ve, për herë të parë në histori.
Përballë do të jetë një kundërshtar shumë i vështirë si Spanja, me të cilët nuk njohim fitore dhe as barazim në tetë ndeshje, ku Shqipëria ka humbur gjithmonë.
Në Dusseldorf, pritet të jetë një ndeshje e bukur dhe e luftuar, në një stadium të mbushur nga tifozët kuqezi.
45′- Raya i mohon supergolin Kristjan Asllanit. Mesfushori provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por gjen reagimin e shkëlqyer.
44’- Merino shpërdoron një penallti në lëvizje, pas pasimit të marrë nga Grimaldo.
43’- Aksion shumë i bukur i Spanjës. Torres kombinon në zonë me Dani Olmo, ky i fundit provon një pasim me finte te Oyarzabal, por Ajeti e mbyll në fund.
41’- Me fat Shqipëria. Grimaldo kroson në zonë, tentativa e Torres me kokë, shkon mbi portë.
39’- Mitaj nis një kundërsulm të shpejtë. Mbrojtësi pason për Bajramin, i cili niset në drejtim të portës, por vonohet shumë dhe humbet topin.
38’- Raya gabon me një gjuajtje, që përplaset në trupin e Laporte, por portieri korrigjon gjithçka dhe e ndal rrezikun.
36’- Mitaj gabon në tentativë për ta larguar dhe dorëzon topin te lojtarët e Spanjës. Në momentin e fundit, Berat Gjimshiti, ndal Olmon.
34’– Tjetër vertikalizim për Torres nga Olmo, sulmuesi provon me një krosim në zonë, Balliu largon rrezikun me kokë.
33’- Ndërhyrje vendimtare e Arlind Ajetit, që largon një top që po shkonte te Joselu.
32’- Tjetër pretendim për goditje dënimi nga Rei Manaj në hyrje të zonës. Gjithçka e rregullt sipas arbitrit të ndeshjes.
30’- Jasir Asani gabon gjithçka. Tentativa për të krosuar shkon shumë larg portës së mbrojtur nga Raya.
26’– Strakosha grushton një top që po shkonte te Joselu. Kuqezinjtë e kanë të vështirë për të dalë përpara.
23’- Rei Manaj nis një aksion të rrezikshëm, por ndalet në mënyrë të parregullt në mesfushë. Merino falet nga arbitri dhe nuk ndëshkohet me karton të verdhë.
16’- Laçi futet bukur në zonë, por ndalet në momentin e fundit dhe i jep mundësinë spanjollëve të vendoset prapa.

13’- Zhbllokohet sfida! Spanja kalon në avantazh me Ferran Torres. Navas vertikalizon bukur dhe i vetëm në zonë, futbollisti i Barcelonës nuk fal, duke e ndalur topin në rrjetë.

12’- Gjuajtja e parë në portë. Merion provon me kokë, por Strakosha i vëmendshëm ndal topin.
11’- Jasir Asani lexon një aksion të rrezikshëm të Spanjës dhe nis menjëherë kundërsulmin. Bajrami qetëson lojën.
5’- Goditja e parë nga këndi. Asllani provon me një krosim nga e majta, por gjen devijimin e Navas.
3’- Mitaj largon me kokë një krosim të Grimaldos nga e majta.
2’- Krosim i rrezikshëm i Bajramit nga e djathta. Shqipëria pretendon për penallti, për prekje me dorë në zonë. Arbitri vazhdon lojën.
1’- Spanja qarkullon topin në prapavijë, menjëherë presing i Shqipërisë.
Burimi