Shkenca tregon se sa kohë e lirë na duhet për të qenë të lumtur

Shkenca tregon se sa kohë e lirë na duhet për të qenë të lumtur

Shoqata Amerikane e Psikologjisë ka dashur të zbulojë se sa kohë e lirë na duhet për të qenë i lumtur.
Me një kampion prej 35 375 amerikanësh, kjo shoqatë kreu një studim që u botua në “Journal of Personality and Social Psychology”. Studiuesit arritën në përfundimin se kur keni më pak se 2 orë kohë të lirë, niveli i stresit akumulohet dhe rritet në trup, pasi koha e shpenzuar për detyrat e përditshme (punë, punë shtëpie, kujdes për fëmijët) rritet proporcionalisht me ulje në kohën e lirë. Prandaj, studimi pohon se me kohën e lirë më pak se 2 orë, ndjesia e nivelit të mirëqenies reduktohet.
Me më shumë se 5 orë kohë të lirë, sipas studiuesve, rritet ndjesia e produktivitetit të ulët dhe mërzitja.
Së fundi, hulumtimi përcakton një interval kohor të ndërmjetëm midis asaj që konsiderohet e pamjaftueshme (më pak se 2 orë) dhe asaj që konsiderohet shumë (më shumë se 5 orë) për të vendosur ekuilibrin e përsosur.
Burimi