Sherr në servis, plagoset me thikë 38-vjeçari në Gjirokastër
Një sherr i ndodhur në një servis makinash në Gjirokastër ka përfunduar me plagosjen e një personi. I lënduari është një 38-vjeçar i cili është goditur me thikë nga një 25-vjeçar, gjendja e të cilit raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Autori është shpallur në kërkim, ndërsa ngjarja sipas policisë, ka ndodhur “për motive të dobëta”.
“Në vendin e quajtur ‘Ura e Lumit’, Gjirokastër, në një servis automjetesh, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi E. N., 25 vjeç dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. S., 38 vjeç, banues në fshatin Picar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e 25-vjeçarit, ndërsa rupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.
Burimi