![Sherr në gjimnazin e Tepelenës, 2 të rinj konfliktohen me nxënësit](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/11/sherr-ne-gjimnazin-e-tepelenes-2-te-rinj-konfliktohen-me-nxenesit_67471479430ff.webp-730x440-lajmidites.com.webp)
Sherr në gjimnazin e Tepelenës, 2 të rinj konfliktohen me nxënësit
👁1075
Një tjetër ngjarje e rëndë pranë një shkolle është regjistruar së fundmi në gjimnazin e qytetit të Tepelenës.
Sipas të dhënave paraprake të policisë, dy të rinj 20 dhe 22 vjeç janë përleshur me grushte për motive të dobëta me 4 nxënës të kësaj shkolle.
Policia ka proceduar penalisht dy të rinjtë Sh. Zh., 22 vjeç dhe A. D., 20 vjeç, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi