Sfida Angli-Shqipëri, Tuchel lë jashtë formacionit tre futbollistët e Premier League

Sfida Angli-Shqipëri, Tuchel lë jashtë formacionit tre futbollistët e Premier League

Anglia do të nisë sot misionin Botëror nën drejtimin e Tomas Tuhel i cili debuton në mbrëmje në pankinën e “Tre Luanëve”.
Fati rezervoi që duelin e tij të parë ta kishte kundër Shqipërisë së trajnerit Silvinjo. Teksa na ndajnë shumë pak orë nga starti i kësaj sfide, Tuhel ka lënë jashtë listës së përgjithshme tre lojtarë.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Notingam Forest, Gib Uajt i nuk u përfshi në listën fillestare, por u thirr kur Kole Palmer i Çelsit u dëmtua dhe nuk mund të ishte pjesë.
Gjithashtu ndeshjen në tribunë do ta ndjekin edhe mbrojtësi i Liverpulit, Kuansah dhe portieri i Sauthemptonit, Aron Ramsdale.
Burimi