Sezon i çmendur për Gjimshitin, rekord aktivizimesh me klubin dhe Kombëtaren
👁2268
Berat Gjimshiti ka vendosur një rekord minutash këtë sezon, duke qenë padyshim lojtari më i aktivizuar i Kombëtares në klube dhe mbi të gjitha në disa kompeticionet gjatë këtë sezon.
Në Serinë A me Atalantën ka qenë në fushë në 37 ndeshje me plot 2832 minuta, në Kupën e Italisë në 5 ndeshje (450 minuta), në Ligën e Europës 12 ndeshje (1044 minuta) dhe me 12 ndeshje mes eliminatoreve, miqësoreve dhe Europianit (1036 minuta).
Pra, Gjimshiti në sezonin 2023- 2024, pa përfshirë ndeshjen e sotme, ka qenë në fushë në plot 66 ndeshje.
Burimi