Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend të hënën, votohen ndryshimet në qeveri

Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend të hënën, votohen ndryshimet në qeveri

Të hënën, më 29 korrik, parlamenti do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme në orën 18:00.
Mësohet se në këtë seancë do të votohet kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali, si do të kalojnë dekretet e Presidentit Begaj për ndryshimet në Qeveri.
Në Kongresin e Partisë Socialiste të mbajtur këtë të diel, kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet në kupolën drejtuese të mazhorancës në Kuvend, me Elisa Spiropalin që zëvendëson Lindita Nikollën.
Lëvizjet prekën edhe Qeverinë, ku më e bujshme është ajo e Taulant Ballës që nga ministër i Brendshëm spostohet si ministër Shteti për Parlamentin. Tre emra të rinj pa profil politik, marrin drejtimin e Financave, Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme.
Ndërkohë zbardhet edhe mesazhi i Bardhit për grupin parlamentar: “Kolegë, presidenti si roje e godinës së Presidencës ka bërë dekretimin e ministrave të rinj me urgjencë dhe pa asnjë verifikim. Administrata e Kuvendit më njofton që nesër në orën 18:00 do te ketë seancë të jashtëzakonshme parlamentare për emërimet në Qeveri. Njoftimi zyrtar do ju përcillet edhe me e-mail.”
Nryshimet:
Kryetar KuvendiIkën Lindita NikollaVjen Elisa Spiropali
Ministria për Marrëdhëniet me ParlamentinIkën Elisa SpiropaliVjen Taulant Balla
Ministria e BrendshmeIkën Taulant BallaVjen Ervin Hoxha (Ish-kreu i IKMT)
Ministria e MbrojtjesIkën Niko PeleshiVjen Pirro Vëngu (Ish-drejtor i Portit të Durrësi)
Ministria e FinancaveIkën Ervin MeteVjen Petrit Malaj (Ish-drejtori i AKBN)
Nënkryetar KuvendiIkën Ermonela FelajVjen Bledi Çuçi
Kreu i grupit të PSIkën Bledi ÇuçiVjen Niko Peleshi
Burimi