Scholz i kërkon votëbesimin parlamentit dhe i hap rrugën zgjedhjeve të parakohshme

Scholz i kërkon votëbesimin parlamentit dhe i hap rrugën zgjedhjeve të parakohshme

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka paraqitur një mocion për votëbesimin e qeverisë së tij duke i hapur rrugën kështu zgjedhjeve të parakohshme të 23 shkurtit.
Burime qeveritare thanë se kërkesa iu dorëzua presidentit të Bundestagut, Barbel Bas, siç ishte planifikuar.
Është parë e sigurt se Scholz do të humbasë votën e besimit, e cila është caktuar për të hënën.
Kjo do ta shtynte kancelarin t’i kërkonte presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier të shpërndajë Bundestagun, siç njihet Dhoma e Ulët e parlamentit gjerman, dhe të thërrasë zgjedhjet shtatë muaj më herët se sa ishte planifikuar fillimisht.
Masa vjen pak më shumë se një muaj pasi koalicioni trepartiak i Scholzit u shemb pas vendimit të kancelares për të shkarkuar ministrin e atëhershëm të Financave, Christian Lindner të Demokratëve të Lirë pro biznesit (FDP).
Scholz akuzoi Lindnerin se kishte thyer besimin gjatë muajve të mosmarrëveshjeve të ashpra, kryesisht mbi mënyrën se si të mbylleshin boshllëqet në buxhet.
FDP e Lindner u largua menjëherë nga koalicioni, duke lënë socialdemokratët e qendrës së majtë të Scholz (SPD) dhe partnerin e tij të mbetur, të gjelbrit, pa një shumicë në Bundestag.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente