Salianji ironizon maxhorancën në komisionin “TIMS”: Po rrini me kokën ulur!

Salianji ironizon maxhorancën në komisionin “TIMS”: Po rrini me kokën ulur!

Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për sistemin Tims, Ervin Salianji ka reaguar pasi Kushtetuesja rrëzoi PS-në.
Ai shprehet se PS është kapur në shkelje nga Gjykata.
Salianji ironizon duke thënë se “rrini me kokë ulur jo si shumica që vjedhin dhe e mbajnë kokën lart”.
“Marrja e provave nga Komisioni hetimor duhet të synojë të sjellë dritë në errësirë për sqarimin e përgjegjësive politike, thotë Gjykata Kushtetuese. Ndërkohë që ju siç jua kam thënë e keni bërë edhe kur kemi pasur drita e keni kthyer në errësirë si lakuriqët e natës.
Çdo mbledhje këtij komisioni që duhet të sillte transparencë për çdo funksionar që ka shkelur ligjin, ju e keni mbyllur me vendimmarrje të ndërmjetme, duke qenë edhe ju në shkelje të ligjit. ‘Vendimi i ndërmjetëm për refuzimin e provave duhet të jetë përjashtim nga rregulli i përgjithshëm sipas të cilit provat e kërkuara nga pakica parlamentare duhet të merren, vendimi për refuzimin e provave duhet të jetë i arsyetuar në drejtim të shkaqeve.
Po ashtu është shfuqizuar neni për marrjen e lejes nga prokuroria dhe gjykata për thirrjen e dëshmitarëve, si edhe me të drejtën e dëshmitarit për të refuzuar të dëshmojë. Edhe këtë pikë e kemi bërë debat 4 orë. Ne kërkonim të vinte të dëshmonte, ju kërkonit me ngulm që të trokisnim në dyert e institucioneve për të marrë leje.
Ja ku jeni në kapur nga Gjykata në shkelje. Jeni në antikushtuetshmëri. Më vjen mirë që rrini me kokën ulur se është gjë e mirë, e keni shumicën që vjedhin e rrinë me kokën lart, kurse ju u kapët me shkelje dhe rrini me kokën ulur. Nuk keni se çfarë të thoni”, tha Salianji.
Mbledhja e Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS, nuk ka kaluar ehe pa debate.  Shkak ishte radha e anëtarëve të Komisionit për të mbajtur fjalën në seancë.
“E kam kërkuar unë fjalën, e kam për procedurë”, tha deputetja socialiste Blerina Gjylameti, ndërsa kreu i Komisionit, Ervin Salianji iu drejtua: “Kur ta drejtoni ju! Gështenja e ka fjalën”.
Deputetja e PS pas debatit është larguar nga salla, ndërsa më pas mbledhja u ndërpre për të rinisur pas 5 minutash.
Pjesë nga debati:
Salianji: E ka kërkuar Gështenja fjalën për procedurë, nuk e përcaktojnë dot.
Gjylameti: E kam kërkuar unë fjalën, e kam për procedurë.
Salianji: Kur ta drejtoni ju. Gështenja e ka fjalën.
(Gjylameti ngrihet dhe largohet nga salla.)
Salianji: Le të iki, mbledhja vazhdon pa asnjë problem, le të kërcejnë, të bëjnë çfarë të duan.
Gështenja: Vendimi i Kushtetueses ka qenë një shuplakë për ju.
Salianji: Ikni, nuk mbyllet mbledhja vazhdon.
Gogu: Nëse keni objektiv të prishni mbledhjen.
Salianji: Këtë punë kanë këta janë të shqetësuar nga mali me paligjshmëritë.
Gogu: Duam 5 minuta pushim.
Salianji: 5 minuta pushim dhe rinisim mbledhjen. Shpresojmë mos të rrini nëpër tualete.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente