Sa do kushtonte sterilizimi me prokurim publik? Klodian Rjepaj shmang përgjigjen: S’mund të krahasohen mollët me qepët
Seanca dëgjimore mes ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rjepaj është shoqëruar me debate mes tij dhe kryetares së Komisionit Hetimor, Albana Vokshi.
Rjepaj u pyet nga Albana Vokshi se sa do të kushtonte sterilizimi nëse do të vihej në funksion me prokurim publik, por ish-zv ministri nuk dha shifër konkrete.
Sipas tij, nuk është synimi të sterilizojmë setin, por të kryejmë një ndërhyrje kirurgjikale të sigurt.
Vokshi: Ky koncesion nuk e ka shpëtuar sistemin e shëndetësisë, ende dhe sot përdoren autoklavat. Ende sot përdoren hidroklavat që janë pjesë e masterplanit. A u bë një përllogaritje sa i kushtonte po të vihej në funksion me prokurim publik, sepse i kishim të gjithë lekët. Sa i kushtonte qeverisë? A e keni bërë ju llogaritjen, sepse një mjek që ishte këtu tha që kushtonte 2.4 euro, ju e keni dhënë me kompleksitetin më të lartë 400 euro bashkë me tvsh. Pra puna juaj, detyra e parë ishte pse duhej të jepej me koncesion dhe pse ishte me efektive sesa me prokurim publik. A keni një vlerësim sa i kushtonte shtetit nëse e bënte me prokurim publik? Sa është çmimi për sterilizimin e seteve me prokurim publik dhe pastaj të bëjmë krahasimin.
Rjepaj: Kjo është ajo që thashë, që ju po thoni sa kushton sterilizimi i një seti. Unë po them sa kushton një ndërhyrje kirurgjikale. Nuk është synimi të sterilizojmë setin, sepse është vetëm një nga procedurat bazë për të parandaluar infeksionet. Nuk është qëllimi që ne të vëmë në pune një repart qendror sterilizimi, por të kryejmë një ndërhyrje kirurgjikale të sigurt. Siguria në sallat operatore arrihet nga kushtet higjieno sanitare
Vokshi: Dua vlerën sa kushton?
Rjepaj: Nuk ta jap dot vlerën, si ta jap afrofe? Nuk mund të krahasohen mollët me qepet. Më përmendet një mjek që ka thënë se do harxhonin 2.3 euro për sterilizimin e setit. Dua të them diçka, nëse kërkon në google është të shuajë një kureshtje, nuk është e njëjta masë. Kostot që kryhet është për ndërhyrjen kirurgjikale, nuk është për setin.
Burimi