Rama që në pikë të mëngjesit me propagandë për fushatë: Nesër hapet Tuneli i Murrizit, sa të jem unë pa tarifë

Rama që në pikë të mëngjesit me propagandë për fushatë: Nesër hapet Tuneli i Murrizit, sa të jem unë pa tarifë

Edhe pse të gjithë e dimë sa herë është shtyrë afati dhe si rrjedhojë shumë herë janë rritur këstet për tunelin e  Murrizit, por askush nuk mbajti kurrë përgjegjësi për këtë.
Ndërkohë që taksat tona janë derdhur në këtë tunel, sot kryeministri në vend që të kërkojë falje për abuzimet e bëra e përdor për propagandë, madje që në pikë të mëngjesit
Kryeministri Edi Rama po zhvillon bashkëbisedimin e radhës me ndjekësit në rrjetet sociale. Nesër që është edhe Dita e Verës, Rama tha se do të hapet Tuneli i Murrizit.
 
Sikundër e ka kthyer tashmë në ‘traditë’, kryeministri Edi Rama vijon komunikimin me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur komenteve të disa prej tyre, në rubrikën “Sy më Sy”.
Kështu ka bërë edhe sot, ku ka zgjedhur që t’u përgjigjet disa komentuesve, në lidhje me tunelin e Murrizit. Nesër që është edhe Dita e Verës, Rama tha se do të hapet Tuneli i Murrizit.
“Nesër Tuneli i Murrizit do të hapet, përkon me ditën e verës. Nga Elbasani në Dibër dhe në të gjithë Shqipërinë”, tha Rama.
Epo për disa vite tarifat janë mbledhur gjatë procesit të punës, por Rama këtë përpiqet të mbulojë.
 
 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente