Rama përplaset me Bardhin për të vëllanë: Bashkë do ballafaqohemi edhe një herë, do duroj deri…

Rama përplaset me Bardhin për të vëllanë: Bashkë do ballafaqohemi edhe një herë, do duroj deri…

Gjatë seancës së sotme parlamentare, kryeministri Edi Rama tha se me Bardhin do të ketë një tjetër përballje, pasi SPAK të zbardhë të vërtetën lidhur me hetimet për vëllanë e tij, Olsi Rama në dosjen “Xibraka”. Ndërkohë paralajmëroi për opozitën një humbje të thellë më keq se në 1997.
Në replikë Bardhi tha se kryeministri duhet të japë llogari për premtimet e pambajtura por dhe emërimet në polici, pas të cilave sipas Bardhit është krimi i organizuar.
Rama: Iu the shqiptarëve, kam kallëzuar në SPAK, Olsi Ramën. Në fakt, kishe kallëzuar vetëm Noc Rrokun, sepse kishe çuar vetëm një informacion. Mirë e bëre, se përndryshe do përfundoje si Babale Salivani, që tani shtyn me raporte gjyqin për vendimin e formës së rperë, por unë nuk e keni mësuar ju se çfarë problemi keni me mua. Unë duroj shumë, do duroj deri kur SPAK të nxjerrë të vërtetën. Pastaj do kemi edhe një tjetër ballafaqim bashkë, por do ta kemi një ballafaqim tjetër. Dakord? Kokën lart, gojën hapur, ekspetizën brenda, rrotullojeni në gojë, hajde pështyjeni këtu, dhe pështymën që do merrni nga shqiptarët vitin e ardhshëm, do e keni më keq se në 1997.
Bardhi:  Ti duhet që të jepje llogari për eksponentin më të rrezikshëm që emëron drejtorinë e policisë së Shkodrës, ti i the shqiptarëve në 2013 që do të luftosh krimin. Na duhet një dimër vëlla, po vëlla i thotë ai tjetri, kapedani e ka lënë pak pas dore, e di Taulanti kush është kapedani.
Shëndetësinë falas ku e ke zotërote, legalizimet falas ku i ke zotërote, por ne nuk flasim tavolinave ndryshe nga ju, nga debati jonë nuk cenohet interesi publik, nga koka lart apo poshtë e jona nuk dëmtohet interesi publik, nga ulja në gjunjë e juaja para krimit të organizuar, dëmtohet interesi publik. Ju jeni shërbëtor të krimit të organizuar dhe ne jemi shërbëtor të interesit publik.
Burimi