
Rama: Për popullin po rri pa ngrënë, po e shuaj mërzinë me verë 33 mijë euroshe
Kryeministri Edi Rama, në përballje me komentuesit në rrjetet sociale, është paraqitur si njeriu që për këtë popull po mendon natë e ditë, aq sa nuk po i del kohë edhe për të ngrënë. Në përgjigje të qytetarëve, Rama tha se ai gjatë 12 viteve në qeveri mund të ketë ngrëne 30 herë në restorant, nga këto 25 me familjen.
“Kush më njeh e di shumë mirë që unë nuk punoj për të jetuar, unë jetoj për të punuar. Unë jetoj për të bërë gjëra, jo për të konsumuar gjëra. Kush më njeh e di shumë mirë, që qysh se jam bërë kryeministër mund të kem dalë në restorante nuk e di, thuajse në 12 vjet tanimë të të them 30 herë në total. Janë shumë. Dhe nga këto 25 me siguri me familjen. Por mund të rri pa ngrënë edhe dy ditë. E bëj për arsye të favoreve që ka organizimi me këtë gjë. Nëse arrin të bësh një cikël prej 48 orësh vetëm me ujë, është një gjë pozitive për organizimin”, u shpreh ai.
Propaganda e Ramës ka mbërritur kulmin. Duke shikuar popullaritetin e tij në rënie pikiatë ai mundohet që të tërheqë mbështetësit më fjalime boshe dhe emocionale.
Por ndoshta ai ka edhe pak të drejtë, se flet për restorantet në Shqipëri, pasi pjesën më të madhe të kohës po e kalon duke udhëtuar me avion, gjithnjë për të mirën e vendit
Por shqiptarët nuk harrojnë, që ish bashkpunëtori i tij me i afërt Arben Ahmetaj e akuzoi se kishte pirë një shishe verë me vlerë 33 mijë Euro. Prandaj këto deklaratat me bukë dhe pa bukë, mund t’i hanë vetëm ata që janë të brumosur me marrëzitë e Ramës, por jo shqiptarët, një pjesë e mirë e të cilëve nuk po mbyllin dot muajin.
Kujtojmë se ish-e dashura e McGonigal pati deklaruar se ai shpenzoi 10 mijë dollarë për një darkë në Nju Jork.
Por skandali më i madh ishte kur Rama u tha sot shqiptarëve se ai nuk fluturon me çarter, por me me klasin ekonomik.
“Janë udhëtime pune dhe prandaj më vjen si zor shumë dhe gabime ca kërkojnë këtë njerëz kur flasin broçkulla, jo mori avion privat. Jo fluturime luksi, fluturimet private me familjen, i bëj vetëm ekonomik si të gjithë të tjerët. Thonë jo mori avionin, jo udhëtoi me çarter etj. Unë udhëtimet i bëj për punë, vetëm për punë dhe jo për veten time. Udhëtimet me familjen i kam në ekonomik, ato pak që janë,” tha Rama.
Por në vitin 2022, kur opozita e akuzonte se kishte shpenzuar mbi 21 milionë euro duke fluturuar me çarterin personal, ‘Ismailin’ e Air Albania, Rama e pranonte një gjë të tillë.
Por ai shprehej në atë kohë se fluturonte me çarter për t’i bërë reklamë Shqipërisë.
“O Zot, të qash a të qeshësh, vetëm këtu bën vaki të të dyndin me shpifje dhe të të thonë bëj transparencë! Po si bëhet kjo transparenca kur u tregon shifrat dhe bëjnë sikur nuk kuptojnë?! Po kur thonë pse i bën reklamë Shqipërisë? Po kujt t’i bëj, kanaleve, portaleve apo rublave?! Lëre pastaj kur thonë me çarter udhëtojnë vetëm sheikët e diktatorët, ndërkohë që tërë qeveritë e rajonit, se Europës po e po, kanë avionët e tyre përjashto Shqipërinë e Kosovën! Ne s’e blejmë dot, me qera s’e marrim dot, ndaj kemi blerë orë fluturimi me marrëveshje promocionale!” shkruante Rama më 1 nëntor të vitit 2022.
Burimi