Rama njofton ndryshime të mëdha në qeveri/ Balla lë ministrinë e Brendshme, emrat që lëvizin
Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar në fund të fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste ndryshimet e reja në qeveri.
Taulant Balla nuk do të jetë më ministër i Brendshëm, por ai do të marrë postin e ministrit të Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin.
Ndërkohë që Taulant Ballën në Ministrinë e Brendshme pritet ta zëvendësoje, Ervin Hoxha.
Rama njoftoi se Niko Peleshi nuk do të jetë më Ministër i Mbrojtjes por këtë post do e drejtojë Pirro Vengu.
Po ashtu ikën, Ervin Mete nga Ministria e Financave, post të cilin do ta marrë Petrit Malaj.
Ndërkohë, Niko Peleshi do të jetë kryetar i Grupit të PS-së, kurse Elisa Spiropali do të jetë kryetarja e re e Parlamentit dhe Bledi Çuçi nënkryetar i Kuvendit.
“Do t’i propozoj Grupit Parlamentar që në një seancë të menjëhershme dhe të posaçme të Kuvendit, t’i japim të gjithë mbështetjen tonë Elisa Spiropalit për të marrë drejtimin e Parlamentit.
Do të propozoj që Bledi Çuçi të marrë detyrën e nënkryetarit të Parlamentit ndërsa Niko Peleshi drejtimin e Grupit Parlamentar Socialist. Propozimet për disa ndryshime në qeveri si më poshtë: Ministër shteti për Marrëdhënien me Parlamentin Taulant Balla, ministër i Brendshëm Ervin Hoxha, ministër i Financave Petrit Malaj dhe ministër i Mbrojtës Pirro Vëngu”, tha Rama.
Ndryshimet
Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla
Ministër i Brendshëm, Ervin Hoxha
Peterit Malaj, Minister i Financave
Ministër i Mbrojtjes, Pirro Vëngu
Burimi