Rama ngre pensionet, pensionistet në ‘hall’: Nuk dimë ku t’i harxhojmë 700 lekët

Rama ngre pensionet, pensionistet në ‘hall’: Nuk dimë ku t’i harxhojmë 700 lekët

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e kësaj të mërkure indeksimin e pensioneve me 4.1 %, teksa vendimi ishte miratuar më herët nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
Sipas këtij vendimi, nga muaji tetor pensionet mesatare rurale do të rriten me 453 lekë, ndërsa pensionet mesatare urbane do të rriten me 752 lekë.
Me këtë indeksim, pensionet urbane të pleqërisë rriten me afro 752 lekë, nëse marrim si referencë vlerën mesatare të kësaj kategorie që në fund të 2023-shit ishte 18.341 lekë.
Ndërsa për pensionet rurale, shtesa është 453 lekë, pasi pensioni mesatar rural është 11,051 lekë. Ndërsa vitin e kaluar pensionet u indeksuan me 8.6% aq sa ishte Indeksi i Çmimeve të Konsumit të shportës së mallrave dhe shërbimeve për pensionistët nga gushti i 2022-gusht 2023.
Pas përfundimit të mbledhjes, ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhe propagandoi se do të jenë 791 mijë pensionistë përfitues.
Ndërkohë që është një rritje qesharake nga ana e qeverisë Rama për pensionet, pasi pensionistët nuk dinë se çfarë të paguajnë më parë me ato 453 lekë.
Burimi