
Rama me deklarata elektorale: Rruga e bregdetit të Lezhës do bëhet si Spanja
Pyetjet e fundit drejtuar kryeministrit Edi Rama në rubrikën ‘Sy m’sy’ kishin të bënin me investimet nëpër qytete dhe pretendimet e një komentuesi për braktisjen e fshatrave nga të rinjtë.
Ndërsa replikonte me t’a ai nuk është kursyer të bëjë deklarata të mëdha që në fakt më shumë tingëllojnë si premtime elektorale.
Pasi edhe rrugët apo investimet që kanë bërë deri më tani në bregdet, ka patur abuzime me ndërtime, me dhënie trualli për investitor pothuajse falas, me rrugë që nuk zgjasin as një vit.
“Për Lezhën po vijohet me investimet e projektet, kemi filluar edhe me Milot-Balldrenin, kemi përfunduar kontratat. Edhe nën hyqmin e kryetarit të bashkisë Pjerin Ndreu, po bëhet bregdeti i Lezhës, do të jetë si bregdeti i Spanjës, siç e ka thënë edhe Ndreu atje. Kaq mund të them për Lezhën”, u shpreh kreu i qeverisë.
Kurse për problematikën e furnizimit me ujë në Sarandë ai u shpreh se “për ujësjellësin e Sarandës po investohemi”.Një ndjekës vinte në dukje braktisjen e fshatrave nga të rinjtë, por Rama iu përgjigj:
Burimi