Rama ftoi Dash Sulën t’i bashkohet PS-së/ Berisha: E ka vendin në PD, gaboi që shkoi te Lapaj…

Rama ftoi Dash Sulën t’i bashkohet PS-së/ Berisha: E ka vendin në PD, gaboi që shkoi te Lapaj…

Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar sot deklaratën e kryeministrit të Edi Ramës i cili e la derën e hapur të PS për demokratët, edhe për Dashnor Sulën.
Berisha u shpreh se, Dash Sula e mori përgjigjen nga Rama, për përzgjedhjen e tij të gabuar me Adriatik Lapajn.
Sipas Berishës janë paterica e Ramës.
“Së pari Dashnor Sula është një eksponent i PD me investime reale në parti dhe vendi i tij është në PD. Njeri të pagabueshëm nuk ka. Ideja e tij për të gjetur strehë tek Llapaj e mori përgjigjen nga Rama.
Rama i thotë sa shkon te Llapaj hajde te unë, është njëlloj por unë jam padroni. Në këto deklarata shihet sa e pavend dhe e gabuar ishte përzgjedhja që bëri Dashi me Llapajn.
Se ata janë paterica të Edi Ramës”, tha Berisha.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente