Rama: Do ngremë çarqe për të kapur ‘minjtë’ në zyrat e shtetit
👁1641
Kryeministri Edi Rama, nga Dhërmiu, ka shigjetuar administratën publike në vend teksa tha se qeveria ka ngritur shumëç për të kapur minj. Rama tha se secili ka punë e vet për të bërë e llogarinë e tij për të mbajtur.
“Dalin minj nëpër zyrat e shtetit, patjetër, por edhe kjo që kur kapen minjtë të vësh kujën. Shyqyr që po kapen. Për këtë përpiqemi, por minjtë i kap çarku. Ndaj kemi ngritur e do ngremë më shumë çarqe por nuk mund rrimë. Kemi ngritur e do ngremë më shumë çarqe për të kapur minj, por nuk do rrokanisemi se u kapën ca minj aty e këtu e të merremi t’i biem njëri tjetrit. Secili ka punë e vet për të bërë e llogarinë e tij për të mbajtur”, tha ai.
Burimi