
Qeveria maqedonase shpall shtatë ditë zie për tragjedinë e Koçanit, shkon në 59 numri i viktimave
Qeveria maqedonase pritet të shpallë 7 ditë zie për shkak të tragjedisë në Koçan, në seancën e sotme parlamentare, e cila do të mbahet në orën 16:00.
“Do të merret vendim edhe për inspektim urgjent dhe të jashtëzakonshëm në të gjitha lokalet e natës, diskotekat dhe restorantet që organizojnë festa”, thotë qeveria.
Të paktën 59 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate.
Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski deklaroi se numri i viktimave nga tragjedia në Koçan ka shkuar në 59, ndërsa të lënduarit në 155.
Ai pohoi se në mesin e viktimave është edhe një polic. Polici sipas Toshkovskit ka qenë në detyrë dhe në kontroll për përdorim të lëndëve narkotike.
“Në momentin që do të bëhet identifikimi i viktimave do të njoftohen familjarët”, tha Toshkovski duke nënvizuar edhe njëherë se ndjen përgjegjësi morale.
Mediat vendase shkruajnë se ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit, kur një shpërthim zjarrikapërfshirë diskotekën Pulse, pas përdorimit të mjeteve piroteknike.
Po ashtu janë arrestuar disa persona, që dyshohet se janë përgjegjës për këtë tragjedi të madhe në Maqedoninë e Veriut.
Burimi