“Qendra e sterilizimit nuk u vu në punë”, ish-zv.ministri para Komisionit Hetimor: Nuk jam në dijeni…

“Qendra e sterilizimit nuk u vu në punë”, ish-zv.ministri para Komisionit Hetimor: Nuk jam në dijeni…

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodjan Rrepaj, i cili ndodhet në qeli për aferën e sterilizimit po dëshmon sot në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi, pikërisht për këtë aferë.
Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi, e pyeti ish-zvministrin nëse ishte në dijeni të memos që ish-drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu i ka dërguar ministrit të asaj kohe, ku ngrite shqetësimin për mos vënien në punë të qendrës së sterilizimit.
Rrjepaj tha se ishte në dijeni të masterplanit të QSUT-së për sterilizimin, por se nuk i kishtë rënë në dorë memoja e Ogerta Manastirliut në atë kohë drejtoreshë e QSUT-së.
Bëhet fjalë për memon e datës 26 qershor 2014 që Ogerta Manastirliu ia dërgoi ministrit të atëhershëm Beqaj ku pranohet se reparti qendror i sterilizimit në QSUT ishte teknologji avangardë për procesin e ripërshtatjes së sterilizimit me avull, sterilizimit në të thatë dhe mirëmbajtjes dhe ripërpunimit të të gjithë instrumenteve kirurgjikale.
Gjithashtu, kryetarja e komisionit, Albana Vokshi është ndalur edhe në kredinë e dytë të marrë për procesin e sterilizmit. Sipas deputetes demokrate, kredia nuk është në studimin e fizibilitetit dhe ka pyetur ish-zv.ministrin se përse nuk është vendosur. Rrjepaj është përgjigjur sërish se nuk ka qenë në dijeni për kredinë.
Më pas Vokshi ka vijuar duke e pyetur për kredinë e dytë të munguar në planin e fizibilitetit, një kredi e miratuar nga Banka Europiane.
Vokshi: Kur e keni marrë këtë detyrë, në bazë të cilit urdhër? 
Rrjepaj: Këtë detyrë e kam marrë në gusht të vitit 2014. Si kryetar i komisionit të procesist konsultativ për sterilizimin. Ndërkohë që ka qenë një parapërgatitje me ministrin, kemi pasur një vizitë studimore.
Vokshi: Keni mbajtur detyra të tjera në Ministrinë e Shëndetësisë, cilat kanë qenë dhe cilat periudha.
Rrjepaj: Kam qenë nga viti 2009-2012 shefi i Kabinetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe nga 2013 deri në 2017 kam qenë zv.ministër i Shëndetësisë.
Vokshi: Pjesa e procesit të sterilizimit ka nisur më herët, në periudhën që ju keni pasur një detyrë në ministri. A jeni në dijeni të master planit të hartuar me ndihëm e Bankës Botërore, që përfshin shumë komponentë edhe sterilizimi me 5 komponentë që u dha me koncesion.
Rrjepaj: Jam në dijeni të masterplanit të QSUNT të përgatitur nga kompania gjermane, kam qenë dhe prezent në një nga inaugurimet që janë bërë të një pjese të spitalit të ri të Urgjencës. Pjesa e përgatitur nga TopConsult i ka përkitur vetëm investimit në repartin qëndror të sterilizimit në katin -1 të Urgjencës, qoftë në hapësirë në metra katrorë, qoftë në pajisje. Kjo ka qenë kontrata.
Vokshi: Në këtë masterplan kishte edhe komponentë të tjerë që është krijimi i investimit në repartin qëndror të sterilizimit. Sa ishte vlera totale e këtij investimi?
Klodjan Rrjepaj: Pjesa e investimit në pajisje teknologjie ka qenë 0.8 milionë Euro, ndërkohë që për pjesën e hapësirës së infrastrukturës ka qenë 0.6 milionë. Por nuk jam shumë i saktë për këtë.
Vokshi: Pse nuk filloi puna. Jeni në dijeni të memos që ish-drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu në shkurt 2014, si ish-drejtoreshë i është drejtuar Beqajt me një shkresë ku ka paraqitur gjendjen aktuale të repartit, fotot përkatëse, ku në bazë të asaj çka duket unë besoj që ju jeni në dijeni, janë ambiente moderne të pajisura me aparatura sikurse edhe ju e përcaktoni në memon tuaj, me teknologji avangardë. I ka kërkuar Beqajt pasi ka bërë një përshkrim, ka theksuar qëllimin e punës, ka përshkruar të gjitha zonat, kapacitetin e përurimit. Dhe ju thoni në memo që janë mjaftueshëm për 60 mijë ndërhyrje kirurgjikale.
Në memo Manastirliu bën edhe shpjegimin e skemës së gjithë procesit, e mbyll duke përshkuar jo vetëm sterilizimin por edhe të transporti të produkteve që sterilizoheshin, deri në momentin futjes të konteinerëve që më tej do asgjësoheshin. Pjesë e memos është edhe përllogaritja e stafit që nevojitej që duhej trajnuar për të vënë në funksionim qendrën e sterilizimit që do përballonte të gjitha nevojat e gjithë Shqipërisë. Ky repart ishte i mjaftueshëm për të përballuar 60 mijë operacione.
Po në memo ka skemën e transportit dhe ka bërë një përllogaritje të kostove për lënde djegëse për kaldajën, lavenderinë, kosto për transportin dhe mirëmbajtjen e aparaturave që është në vlerën 5.7 mln lekë. I ka kërkuar ministrisë ndihmë me trajnimin e stafit nga PIU i ministrisë, njësia për zbatimin e projekteve të huaja për ta vënë në funksionim. Jeni në dijeni për ndonjë përgjigje për këtë memo ku shqetësimi është shumë i lartë.
Rrjepaj: Nuk jam në dijeni të gjithë masterplanit, jam në dijeni të projektit që kishte TopConsult, jo në lidhje me memon që thoni nuk e kam parë në atë kohë, e kam parë më vonë. Jam në dijeni të projektit që TopConsult ka bërë aty.
Vokshi: Ju s’keni parë përgjigje?
Rrjepaj: S’më ka ardhur mua kjo shkresë dhe nuk di nëse është dërguar përgjigje kësaj shkrese.  Nuk e kam parë dhe as nuk e kam lexuar në atë kohë, s’më ka ardhur mua.
Vokshi: Memo juaj që ka edhe një shënim te ish-ministrit Beqaj, ‘dakord të vijojmë me procedurat e tjera’. Kjo memo është hartuar pa parë memon e Manastirliut? Se ju i jeni referuar shifrave të Manastirliut.
Rrjepaj: Memo ka autorizimin e Manastirliut vetëm në faqen e parë, pjesa tjetër është plani i Top Consult për repartin e sterilizimit. Atë memo nuk e kam parë, s’më ka ardhur mua, janë dy dokument të ndara që janë bashkuar në një.
Vokshi: Ministri nuk i përgatit vetë shkresat, ja bën stafi. I duhej kthyer një përgjigje, pse duhej vënë në punë, pse s’duhej vënë.
Rrjepaj: Nuk më ka ardhur kjo memo.
Rrjepaj: Unë jam në dijeni që masterplani për QSUT-në përsa i përket repartit të sterilizimit dhe në planifikimin që është bërë kemi dhe informacion. Në të njëjtën kohë që ekzistonin dhe hidroklabat, deri në 2014 kishim dhe kontrata me operatorë privatë, nuk plotësonte nevojat. Studimet e fizibilitetit për elementet shtesë që do të vinin nga ky projekt pa rënduar resurset që ishin në spitalet rajonale.
Vokshi: Pjesë e memos është edhe përllogaritja e stafit që nevojitej që duhej trajnuar për të vënë në funksionim qendrën e sterilizimit që do të përballonte nevojat e të gjithë Shqipërisë. Ky repart ishte mjaftueshëm i nevojshëm për të përballuar 60 mijë operacione?
Rrjepaj: Ka një problem, ka qenë një kapacitet teorik. Nuk përfshin shtrirjen praktik të programit dhe për proceset e tjera të kontejnerëve. Është teorik.
Vokshi: Ju keni folur për bashkëpunim publik-privat dhe keni kërkuar ta kaloni në PPP pa marrë parasysh kërkesën e drejtoreshës së asaj kohe në QSUT Manastirliu dhe keni thënë që kjo PPP do sjellë eficencë. Pastaj thoni më poshtë “Në spitalin e urgjencës sterilizmi është një repart e inaguruar në 2010 dhe është një teknologji avangarde”. Pra e kishit aty, pra ishte avangarde. Edhe pastaj vijoni, “Aty fatkeqësisht për mungesën e pajisjeve profesionale, mungesën e informacionit për t’i përdorur këto pajisje dhe sot në 2014 nuk është ende në punë. Ata përdorin ende autoklavët që cënon pajisjet.” Pra sipas asaj që ju thoni qëndra ekzistonte por nuk përdorej. Ishte marrë kredia, pra ne sot paguajmë dy kredi për sterilizmin. Ju po thoni që nuk jeni në dijeni të kredisë së dytë që do vihej në funksion.
Rrjepaj: Këtu nuk flasim për kompetenca profesionale vetëm për stafin e sterilizimit por për përgjegjësinë e nje strukture. Nuk është një bashkim mekanik njerëzish që bashkohen në një qëndër. Nuk është një trajnim vetëm për autoklavat apo për teknologjinë e re. Duhetë thënë se është një koncept krejt i ri dhe për Europën. Përpos faktit që veglat në reparte janë të vjetra, sepse nuk ëshë shërbim klinik por prodhimi. Pra qoftë në praktikën profesionale ka sjellë një përqëndrim të këtyre strukturave si administrative dhe mjekësore në zinxhir për vlerën.
Vokshi: E theksova se kredia 50 milionë e 600 mijë euro është bërë në 2014 dhe ka qenë kur ju ishit zv.Ministër. Objektivi i këtij komponenti është sterlizimi. Po flasim vetëm për repartin qëndror. Kredia e dytë e Bankës së Europës vendoset si komponent dhe kjo nuk shfaqet në asnjë vend.
Rrjepaj: Nuk kam qenë në dijeni, sepse plani fizibilitetit është miratuar në Tetor ndërkohë që kredia është miratuar në Nëntor.
Vokshi: Pra ka qenë pjesë e munguar e informacionit që keni pasur? Nuk keni mbledhur gjithë informacionin për hartimin e studimit të fizibilitetit?
Rrjepaj: E kam mbledhur gjithë informacionin. Nuk besoj se ka lidhje studimi i fizibilitetit me këtë kredi.
Vokshi: Ju keni thënë se në 2013 janë bërë 13 intervente. Si kryetar i komisionit të kocesionit, pse i jeni referuar vetëm 1 viti dhe pse ai vit është përcaktues se çka ndodhur më parë apo çfarë do vinte më pas.
Rrjepaj: I jam referuar vetëm një viti sepse nuk ndikon në kosto. Modeli që u përdor ishte “paper uses” dhe u bazua te një sërë dokumentash shkencore.
Vokshi: Cilat ishin dokumentat specifike se ju thoni në mbledhjen e parë se kush do jëtë në komision por nuk thoni për çfarë po flisni?
Rrjepaj: Ne kemi folur dhe për procesin.
Burimi