
Pushimet në Shqipëri u kthyen në tragjedi, humb jetën 38-vjeçarja italiane
👁3536
Një turiste italiane ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër.
Alessia Vidotto kishte ardhur së bashku me të shoqin dhe djalin në Shqipëri për pushime.
Me kalimin e ditëve në Shqipëri, 38-vjeçarja nisi të ndihej e lodhur dhe pas disa ditësh shkoi në urgjencën mjekësore, ku zbuloi inflamacionin e zemrës (miokardit).
Menjëherë, Vidotto u shtrua në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 38-vjeçarja ndërroi jetë në spitalin e Tiranës, duke lënë pas të shoqin dhe djalin 1 vjeç e gjysmë.
Burimi