![Punëtori shqiptar bie nga skela 7 m e lartë në Romë, përfundon në spital në gjendje kritike](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/08/punetori-shqiptar-bie-nga-skela-7-m-e-larte-ne-rome-perfundon-ne-spital-ne-gjendje-kritike_66d096c1e56b5.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Punëtori shqiptar bie nga skela 7 m e lartë në Romë, përfundon në spital në gjendje kritike
👁22961
Një burrë me origjinë shqiptare ka përfunduar i plagosur rënë në një spital në Itali, pasi ka rënë nga në skelë me një lartësi prej 7 metrash teksa ishte duke punuar.
Sipas mediave italiane, mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, 29 gusht, rreth orës 10:30, në Pomezia, në periferi të Romës.
Ende nuk është bërë i njohur identiteti i shqiptarit, por mësohet se si pasojë plagëve të marra ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Shqiptari u transportua me helikopter drejt spitalit San Camillo në Romë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
gijotina.com/
Burimi