Protesta e opozitës, ambasada e SHBA mesazh qytetarëve amerikanë: Shmangni demonstratën

Protesta e opozitës, ambasada e SHBA mesazh qytetarëve amerikanë: Shmangni demonstratën

Ambasada e SHBA ka publikuar një mesazh adresuar qytetarëve amerikanë pak orë para protestës së opozitës.
Ambasada amerikane udhëzon shtetasit e saj që të monitorojnë mediat lokale dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.
“Një demonstratë është planifikuar të mbahet të hënën, më 7 tetor. Protestuesit planifikojnë të mblidhen në Kryeministri në orën 18:00. Pritet prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka këshilluar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personeli i Ambasadës Amerikane është këshilluar që të shmangë demonstratën. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”.
MESAZHI I PLOTË:
Ambasada e SHBA në Tiranë, ShqipëriMesazh për Qytetarët AmerikanëVendndodhja: Në të gjithë Tiranën; Bulevardi Deshmoret e Kombit ndërmjet Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë TerezaData/Ora: E Hënë 07 Tetor 2024, ora 18:00Ngjarja: Të hënën më 7 tetor është planifikuar të zhvillohet një demonstratë. Protestuesit planifikojnë të mblidhen te Kryeministria. në orën 18:00. Pritet prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka këshilluar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personeli i ambasadës amerikane është këshilluar të shmangë demonstratën. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.
Veprimet për të ndërmarrë:· Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin këtë ngjarje· Monitoroni mediat lokale· Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj· Mbani një profil të ulët.
Burimi